Moti në fundjave/ Ngrica dhe dëborë në pjesën më të madhe të vendit

Kopsht i mbuluar me borë në Romë/Shutterstock

Meteorologia Tanja Porja tregon se fundjava e 21 dhe 22 janarit do të sjellë ngrica dhe ulje te temperaturave deri në -5 gradë Celsius. Nga reshjet e dëborës do të preken edhe disa zona të ulëta, ku edhe mali i Dajtit pritet të zbardhet i gjithi. Ndërsa sasinë më të madhe të dëborës do ta marrin qytete e juglindjes.

“Dita e sotme shënon edhe fillimin e dimrit të vërtetë, me temperatura tipike të dimrit. Dëbora zbret deri në 300-400 metra lartësi nga niveli i detit. Qyteti i Pogradecit dhe Korça apo Erseka do të kenë deri në 10 centimetra dëborë. Ngricat dhe temperaturat e ulëta do të jenë kryefjala e kësaj fundjave”– thotë Porja për A2 CNN.

Gjysma e dytë e janarit do të vijojë i ftohtë, me reshje shiu, dëbore dhe temperatura shumë të ulëta. Deri në ditët e para të shkurtit meteorologët parashikojnë ditë të ftohta dhe shumë të ftohta dimri. “Këto temperatura do të na shoqërojnë deri në fund të muajit”, thotë Porja. “Të paktën deri nga data 3-4 shkurt presim që të kemi ditë të ftohtë dhe shumë të ftohta”.

Edhe muaji shkurt pritet të vijojë më të njëjtat karakteristika. Me mot të ftohtë, dhe në ditë të caktuara shumë të ftohta. Megjithatë meteorologët thonë se Europa këtë vit nuk do të përjetojë të ftohtin e acartë që preku kontinentin amerikan.

Read Previous

Monika Kryemadhin poston tjetër video nga afera galopante e inceneratorëve. 

Read Next

Berisha takim me kryebashkiakun e Maltepe në Stamboll

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *