Moti i keq/ Shkaktohen probleme në lëvizjen e trageteve në Durrës

Për shkak të detit të trazuar dhe erës së fortë dy tragetet e linjës Durrës-Bari nuk u nisën në orar natën e kaluar nga porti më i madh i vendit.

Njëri prej trageteve është nisur pas orës 02.00 të mëngjesit të sotëm dhe trageti tjetër rreth orës 06.40. Ndërkohë nuk ka pasur probleme në mbërritjen e dy trageteve nga Bari në Durrës këtë mëngjes.

Situata detare dikton dhe pezullimin e përkohshëm të daljes në det të anijeve të peshkimit.

Read Previous

Baton Haxhiu: Veliaj ka falsitet dhe probleme me karakterin, nuk e votoj në 14 maj

Read Next

Gruaja me tre fëmijët përfundon në spital, shkak dyshohet pishina e hotelit në Kavajë