Moti i keq/ Pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë

Rikthimi i vranësirave dhe i reshjeve të shiut në orët e fundit në vendin tonë ka bërë që të pezullohet lundrimi në Vlorë.

Kapiteneria e Portit të Vlorës bën me dije se forca e detit jashtë gjirit të Vlorës shkon deri në 6-7 ballë.

Për shkak të rritjes së forcës së detit autoritetet kanë vendosur pezullimin e lundrimit për mjetet e vogla lundruese dhe për anijet e peshkimit.

Pezullimi do të vijojë deri në mbrëmje, ndërsa pritet që të rinisë pas përmirësimit të kushteve të motit.

Read Previous

Rrëfehet italiani i inceneratorëve: Kush është iraniani që i dha paratë Veliajt

Read Next

14-vjetori i anëtarësimit në NATO/ Begaj: Krenar që jemi pjesë e aleancës më të fuqishme në botë