Moti i keq me shi dhe erë të fortë, ka sjell probleme ne Portin e Shëngjinit.

Prej mëngjesit të ditës së premte, kapiteneria e portit ka pezulluar lundrimin për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla detare.

Aktualisht dallgëzimi në det është 5 deri në 6 ballë në drejtimin jug/lindje, por kushtet atmosferike pritet të përkeqësohen në orët në vijim.

Për këtë arsye lundrimi do të jetë i bllokuar për dy dite me radhë, deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

E njëjta situatë ka qenë edhe në portin e Vlorë që prej ditës së djeshme.

Read Previous

Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Sistemit Parauniversitar

Read Next

Scholz: Detyra ime është të shmang përplasjen NATO-Rusi