Moti i keq/Bashkisa Vlorë: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Bashkia e qytetit të Vlorës ka paralajmëruar se moti do të përkeqësohet në orët në vijim.

Qytetarëve iu është kërkuar që të shmangin lëvizjet e panevojshme me mjete në akset problematike.

Njoftimi i bashkisë:

Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të përkeqësuar. Stuhi te forta do të intensifikohen në vazhdim, për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to.

Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm!

Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime, ose në faqen tonë zyrtare në “Facebook”.

Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja!

Read Previous

Rusia planifikon të mbajë pseudo-referendum për pavarësinë në Ukrainën jugore, thotë Zelenskiy

Read Next

Baton Haxhiu: Do të doja Linda Ramën ose Lea Ypin për presidente!