Policia e Kosovës, thirrje qytetarëve: Kujdes! Po qarkullojnë grupe kriminale me armë
Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 Majit, Audrey Glover ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste mëngjsin e ditës së sotme për të takuar kryeministrin Edi Rama.
Në takimin e mbajtur në selinë rozë, u fotografuan teksa hynë në takim si Rama ashtu edhe Glover, ndërkohë që raportohet se takimi ka zgjatur 30 minuta.
Më herët, Glover është takuar edhe me përfaqësues të tjerë të lartë politikë si dhe zyrtar të institucioneve publike, por edhe me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit.
Në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 14 maj, socialistët rrëmbyen shumicën dërrmuese të bashkive në vend, konkretisht 53, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 7 dhe Mega (e minoritetit grek) 1 bashki.