Momenti kur Policia e Kosovës qëllohet me armë zjarri në Bërnjak

Mediat në Kosovë kanë publikuar një video ku pretendohet se policia është qëlluar më armë zjarri në veri.

Në videon e publikuar nga gazeta Koha dëgjohen disa zyrtarë policorë teksa komunikojnë përmes radio-lidhjes me kolegët e tyre të cilët duken se kanë mbetur të bllokuar nga serbët në pikë kalimin kufitar në Bërnjak, e të cilëve u ofrohet ndihmë.

Edhe Policia e ka konfirmuar të dielën se ka pasur të shtëna me armë në drejtim të saj në veri.

“Policia e Kosovës ka siguruar informacione zyrtare se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por fatmirësisht nuk ka të plagosur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në veri të Kosovës, në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, po vazhdojnë të jenë barrikadat e vendosura nga serbët lokalë.

Read Previous

Tensione dhe barrikadat nuk mjaftojnë, Veriu i Kosovës zgjohet me pankarta “Mirë se vini në…”

Read Next

Aksident i rëndë në Greqi, një çift bashkëshortësh humbin jetën