Mocioni për McGonigal, debate në Kuvend. Berisha-Ramës: Ke kryer krim

Kreu i qeverisë Edi Rama iu shmang sërish llogaridhënies në Kuvend për skandalin McGonigal, ku drejtësia amerikane ka përfshirë në hetim ish-zyrtarin e lartë të FBI-së dhe lidhjet e tij me kryeministrin e Shqipërisë dhe personazhe të tjerë, po shqiptarë. Që në nisje të seancës plenare për mocionin me debat nuk munguan përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës.

Nga foltorja e Kuvendit, lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi Ramën se është i implikuar në skandalin me McGonigal si dhe denoncoi manovrat e mazhorancës për mos të lejuar ngritjen e Komisionit Hetimor për këtë aferë.

Por sipas Berishës pa hetimin e aferës, vendi nuk mund të ketë stabilitet.

Përball akuzave, jo vetëm nga Parlamenti shqiptar, por edhe nga drejtësia amerikane e mediat atje, kryeministri Edi Rama zgjodhi të devijojë, e në vend të përgjigjeve zgjodhi sulmin ndaj opozitës.

Pas fjalës së tij që zgjati më pak se 40 minuta, Edi Rama e braktisi sallën e Parlamentit, duke refuzuar sërish që të përballet me faktet për këtë skandal.

Me largimin e Ramës, Sali Berisha u mori sërish fjalën në foltoren e Parlamentit, ku tregoi dokumentet që tregojnë për hetimin e ministrave të qeverisë Rama.

Berisha denoncoi veprimtarinë e gjobëvënies nga dyshja Rama-McGonigal, si dhe i cilësoi fjalimin e Ramës bosh, ku sipas tij nuk dha asnjë përgjigje për këtë skandal.

Read Previous

Rama “heton” McGonigal nga foltorja e parlamentit, harron veten

Read Next

‘Me paratë e qytetarëve korruptoi McGonigal dhe institucionet”, Kryemadhi: Rama sot në panik.