Mjeku Alimehmeti: Të vaksionehen fëmijët me sëmundje bashkëshoqëruese

Në një intervistë për MCN, mjeku Alimehmeti pohoi se moshat e reja janë më pak të riskuara nga Covid dhe se priritet për vaksinim duhet të kenë moshat e riskuara.

Sa i përket fëmijëve që bashkëshoqërohen nga një listë sëmundjesh, mjeku theksoi se ata duhet të vaksionohen.

Ngushëllime për familjen e të voglit, por sa i takon pjesës a mund të përfitojnë të gjithë, kjo nuk ndodh as në moshat më të mëdha dhe ka një përqindje më të vogël të rasteve. Moshat e vogla janë më pak të riksuara, dhe ja ky është rasti qe përmendem, pra të vaksinohen të gjitha moshat që janë në risk. Kjo nuk duhet të na bëj që të heqim sytë nga ajo që shohim në përditshmëri, sepse fëmijët e vuajnë më pak.

Nëqoftëse kemi të bëjmë me fëmijë që janë të sëmurë, dhe këtë e din vetëm mjeku dhe prindi i fëmiut, mund të përfitojnë dhe kanë të gjitha të dhënat që mund ti marrim parasysh, porsa i takon fëmijëve që kanë një listë të sëmundjeve, patjetër që do duhen të vaksinohen sepse risku i tyre është më i lartë, nuk po flasim këtu për fëmijë të shëndetshëm”, tha ai.

Read Previous

Spektri i kërcënimit

Read Next

Ekspertët : Ja disa këshilla si të reduktojmë faturat e energjisë këtë dimër