Mjekët çojnë pacientët në spitalet private, Vokshi: Dështon shëndetësia “falas e Rilindjes”

Pavarësisht se “Rilindja” e Edi Ramës ka ardhur në pushtet duke premtuar “shëndetësi” falas, sot pas 10 vitesh qeverisje të socialistëve nuk ka asnjë shërbim shëndetësor falas por shqiptarët janë të detyruar që të vuajnë dhe të shpenzojnë shumë qoftë për të bërë një vizitë të thjeshtë.

Mjekët e qendrës spitalore universitare, thuajse çdo ditë orientojnë pacientët e tyre në dyert e spitaleve private për të bërë analizat. Edhe pse kanë ardhur përkundrejt sistemit të referimit, ata nuk ja dalin të marrin shërbim pa pagesë.

Një zonjë nga Mati tregoi për mikrofonin e “Euronews Albania” se analizat në privat i kanë kushtuar rreth 40 mijë lekë. Sipas saj mjekët i kanë thënë se në shtet nuk ofrohen ato analiza dhe për këtë arsye i është drejtuar spitaleve private.

Referuar këtij rasti, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka drejtuar një sërë pyetjes ndaj Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për të cilën tha se ka shpenzuar miliona nga buxheti i shtetit por sërish qytetarët orientohen që të shkojnë dhe të kryejnë vizita mjekësore në spitalet private.

Reagimi nga deputetja e PD-së, Albana Vokshi:

Pyetje për Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu

1. Pse pacientët me insult cerebral, edhe kur kjo ndodh brenda QSUT, transferohen në spitale private?
2. Ku kanë shkuar paratë e taksave të shqiptarëve kur aparaturat e domosdome për shpëtimin e jetës nuk funksionojnë?
3. Pse trombektomia bëhet vetëm në privat?
4. Pse nuk bëhet trombektomia në shtet ?
5. Sa kushton tromboektomia në një spital privat? A është kjo arësyeja që nuk bëhet në shtet?

Këto pyetje do ja kërkoj edhe zyrtarisht Ministres. Edhe nëse do të refuzojë përsëri të përgjigjet, herët a vonë dë të përgjigjet para drejtësisë!! Dështim shëndetësia falas”, shkruan Vokshi.

Kjo nuk është e vetmja paciente që orientohet për të marrë shërbim në privat. Një tjetër qytetare u shpreh se nuk ka marrë ndonjëherë shërbim 100% falas vetëm në shtet.

Edhe më e vështirë është situate për pacientët që vuajnë nga kanceri. Edhe pse medikamentet për kimioterapi gjenden në spital, fatura e ilaçeve pas çdo seance dhe ecejaket nga rrethet drejt Tiranës i bëjnë të papërballueshme kostot.

Problemit të orientimit drejt privatit, i shtohet edhe qëndrimi për orë në radhë, në pritje të konsultës me mjekun. Edhe pse janë me fasha orare të përcaktuara shpesh ndodh që të ketë vonesa.

Read Previous

Këlliçi: Pas 14 majit nuk do të paguani për ujin e ndotur

Read Next

Kalon për gjykim çështja e inceneratorit të Elbasanit, refuzohet kërkesa e Kokës dhe Bllakos për gjykim të shkurtuar