Mjekë të rremë për shitjen e preparateve çudibërës online

Doctor with a stethoscope in the hands and hospital background.

Vazhdojnë skemat mashtruese nëpërmjet mediave online, me qëllim shitjen e preparateve të ndryshme. “Faktoje” verifikoi se si portalet përdorin emrin e një mjeku të rremë për të shitur një produkt që sipas tyre “bën mrekullinë” kundër parazitëve.

Në portale po qarkullon një artikull ku pretendohet se një preparat bën mrekullinë kundër parazitëve në trup.

Rrëfimi tronditës i patologut: 9 nga 10 persona që kanë ndërruar jetë, janë plot me parazitë. Parazitët janë shkaku i vdekjes në 78% të rasteve! Ka shpëtim, por të gjithë heshtin për të! Kush përfiton nga kjo?”, raportohet në artikuj të shpërndarë në portale.

Artikulli i shpërndarë në portale

Faqja e portalit është ndërtuar duke kopjuar një prej mediave online në vendin tonë, në mënyrë që ta bëjë më të besueshme për lexuesit.

Publikimi shoqërohet edhe me një intervistë me një mjek, me atë që në portal e cilësojnë si kryepatologun, të quajtur Gazmend Aliu. Mjeku i përmedur në shkrim thuhet se ka 40 vite eksperiencë në këtë fushë.

Nisur nga interesi i lartë publik për çështjet që kanë të bëjnë me shëndetin, Faktoje vendosi të bëjë një verifikim të artikullit. Fillimisht ne kërkuam në listën e mjekëve shqiptarë, nëse kemi një doktor patolog me emrin Gazmend Aliu. Nga një kërkim i thjeshtë që bëmë në këtë listë, nuk rezulton të ketë një profesionist shëndeti me këtë emër në vendin tonë.

Shkrimi shoqërohet edhe me një foto ilustruese, e cila supozohet se i përket mjekut në fjalë. Nga një kërkim i bërë nëpërmjet mjeteve të verifikimit të fotove rezulton se kemi të bëjmë me një imazh stok. Foto e këtij mjeku të rremë shfaqet në faqe të ndryshme në gjuhën ruse. Veç kësaj, intervista të ngjashme të rreme, të sajuara me qëllim shitjen e preparateve të ndryshme i gjejmë edhe në faqe në gjuhë të huaj, ku është përdorur foto e të njëtit person, por me emër tjetër.

Faktoje ka raportuar edhe më herët mbi këto skema mashtrimi, ku përdoren mjekë “fantazmë” për të shitur produktet./Faktoje

Read Previous

Zbulohet e vërteta e takimit të Naim Murselit me kryeministrin Rama

Read Next

10 gjuhët më të njohura në botë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *