Misteri u zgjidh/ Zbulohet nga erdhi objekti që u gjend në një plazh në Australi

Sipas BBC, zbulimi i fragmentit masiv metalik, i bërë në mesin e korrikut 250 km në veri të Perthit, kishte krijuar teori të ndryshme rreth origjinës së tij.

India i konfirmoi rrjetit britanik dje të hënën se fragmenti me ngjyrë të artë ishte pjesë e një PSLV (Polar Satellite Launch Vehicle) i projektuar nga agjencia hapësinore indiane dhe e përdorur për lëshimin e satelitëve në hapësirë.

Një zëdhënës i Organizatës Indiane të Kërkimeve Hapësinore (ISRO) shpjegoi se i takon Australisë të vendoste për fatin e objektit dhe nuk kishte asnjë koment të mëtejshëm.

Disa vende po ecin përpara me një planifikim të posaçëm në mënyrë që “mbeturinat hapësinore” nga raketat e lëshuara në hapësirë ​​të bien në oqean dhe larg zonave të populluara.

Agjencia Australiane e Hapësirës (ASA) kishte thënë më herët se po punonte me Indinë “për të përcaktuar hapat e ardhshëm në përputhje me çdo detyrim sipas marrëveshjeve të OKB-së për hapësirën”.

Siç thekson BBC, në shumë raste vendet kërkojnë rikuperimin e mbeturinave hapësinore të vendosura jashtë kufijve të tyre, pasi është i dobishëm në kontekstin e analizës së misionit hapësinor përkatës. Megjithatë, në këtë rast, vlerësojnë ekspertët, India nuk ka asnjë përfitim shkencor nga rikuperimi i fragmentit dhe ai mund të mbetet në Australi.

Më herët, kryeministri i vendit Roger Cook kishte sugjeruar që fragmenti të ruhej në një muze shtetëror, së bashku me rrënojat e stacionit Skylab të NASA-s që ishin zbuluar në vitin 1979. Nga ana e tyre, banorët e zonës ku ndodhej pjesa e gjetur e PSLV shprehën dëshirën që ajo të mbetej aty ku është, në mënyrë që të jetë një atraksion turistik në të ardhmen.

 

Read Previous

Bebe Rexha konfirmon ndarjen nga partneri pas 3 vitesh lidhje

Read Next

UNESCO fut Venecian në listën e kuqe të rrezikut të trashëgimisë