Mirel Mërtiri firmosi llogari bankare në Zvicër/ Inceneratori i Tiranës dhe provat që nuk mungojnë

Një koncesion 128 milionë euro dhënë për 30 vite për t’i investuar në ngritjen e një inceneratori në Tiranë, janë kthyer në një koncension korruptiv.

Inceneratori për të cilin u dhanë miliona euro nuk është ndërtuar sot e kësaj dite.

Koncensioni është tashmë në duart e prokurorëve të posaçëm antikorrupsion, por ende nuk ka rezultate të mirëfillta për Tiranën.

Mirel Mërtiri firmosi llogari bankare në Zvicër/ Inceneratori i

Dy administratorët e kompanisë së Tiranës, njëri prej tyre pronar, janë vënë nën akuza, por për inceneratorin e Fierit, për të cilin tashmë janë mbyllur hetimet.

Giuseppe Ciaffaglione dhe  Arjola Kodra, janë të akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 e 25 i Kodit Penal.

Kujtojmë se Giuseppe Ciaffaglione, shtetas italian, është pronar përfitues për 30% të pronësisë pasi zotëron “GeoGenix” (mëma e “Integrated Energy BV SPV”) për 30% të pronësisë.

Mirel Mërtiri firmosi llogari bankare në Zvicër/ Inceneratori i

Sipas SPAK, të pandehurit Giuseppe Ciaffaglione dhe Arjola Kodra, të cilët në cilësinë e administratorit të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV”, ku edhe i pandehuri Alqi Bllako ka pasur rolin e tij në funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, nëpërmjet veprimeve të kundërligjshme të tyre, e kanë pasqyruar si të punësuar shtetasin Edmond Bllako, duke bërë pagesa fiktive për këtë shtetas, ndërkohë që rezulton e provuar se këto pagesa janë përfitime të parregullta nga i pandehuri Alqi Bllako.

Zoto, Mërtiri e Gugallja në skemën e Tiranës

Mirel Mërtiri firmosi llogari bankare në Zvicër/ Inceneratori i

Të tjerë në kërkim, por jo për inceneratorin e Tiranës, por për të Elbasanit dhe Fierit janë edhe Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, të cilët sipas prokurorisë kanë konsumuar veprat penale ‘Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe i të zgjedhurve vendorë’, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245 dhe 25 të Kodit Penal si dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale’, e kryer në rrethana cilësuese në bashkëpunim.

CNA.al ka publikuar më herët një dosje të plotë investigative në lidhje me koncesionin e inceneratorëve, duke treguar se si ajo që pretendohej për Tiranën, se koncesioni i është dhënë një kompanie holandeze, dalin të njëjtët persona, të cilët “fshihen” pas një rrjeti kompanish në Holandë, të cilat kanë të njëjtën adresë.

Bëhet fjalë për një rrjet kompanish përfaqësuese që drejtojnë dhe firmosin në bashkëpunim me “Integrated Energy B.V.” që më pas u bë “Geogenix B.V”.

Mirel Mërtiri firmosi llogari bankare në Zvicër/ Inceneratori i

Sot, kur inceneratori i Tiranës është në duar të SPAK-ut, po risjellim dokumentin që tregon se kompanitë që kanë marrë koncesionin e inceneratorëve në Shqipëri, kanë transferuar para në llogari bankare në Zvicër.

Sipas dokumentit me 28 janar të vitit 2019, është firmosur një dokument, një deklaratë noteriale e firmosur nga dy drejtorët e kompanisë, një shtetas gjerman, Marc Richard Lappat si dhe shtetasi italian Giuseppe Ciaffaglione, ku kompania “Integrated Energy B.V.”, pra kompani e inceneratorit të Tiranës, autorizon hapjen e llogarive bankare dhe transferime parash në Zvicër.

Mirel Mërtiri firmosi llogari bankare në Zvicër/ Inceneratori i

Dhe autorizimi është bërë nga një prej bashkëpunëtorëve të Klodian Zotos dhe bashkëjetuesit të Stela Gugalles.

Mirel Mërtiri firmosi llogari bankare në Zvicër/ Inceneratori i

Në dokumentin e siguruar nga CNA.al  thuhet se autorizohet “për të hapur një llogari bankare me BANCA ARNER S.A, me vendndodhje në Piazza Manzoni 8, 8900, Lugano, Zvicër në emër të kompanisë. Dhe t’i japë një prokurë z. Mirel Mërtiri për të hapur dhe mbajtur llogarinë në bankën e sipërpërmendur sipas kushteve të përcaktuara në prokurën në fjalë.”

Mirel Mërtiri firmosi llogari bankare në Zvicër/ Inceneratori i

SPAK është përballë provave edhe për inceneratorin e Tiranës që sot nuk ekziston./CNA.al

Read Previous

Nga Elsa Demo: RE NË PANTALLONA

Read Next

“Kina kërkon një qeverisje globale ‘më të drejtë dhe më të arsyeshme'” – thotë Xi