Mira Murati mes 25 grave më me ndikim në botë

Aktorja Margot Robbie, këngëtarja Beyoncé, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shqiptarja Mira Murati, futbollistja spanjolle Jenni Hermoso, aktivistja iraniane dhe fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohammadi dhe Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, janë disa nga 25 femrat më me ndikim në botë për vitin 2023 sipas Financial Times.

Gazeta britanike nuk ka bërë një renditje të tyre por i ka ndarë ato në tre kategori.

E parara janë ato të krijuesve, ku ndër të tjera është Margot Robbie, e cila luajti së fundmi në filmin “Barbie” dhe Beyoncé që magjepsi botën me turneun e saj.

Në kategorinë e liderit është von der Leyen: “Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe bota janë me fat që kanë presidenten Von der Leyen si udhëheqëse”, shkruan Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen duke e përshkruar atë si presidenten që ka thyer barrierat në një kohë sfidash globale.

Ndër liderët është edhe numri një i General Motors, Mary Barra, dhe shefja e teknologjisë e OpenAI, Mira Murati.

“Mira Murati, shefja e teknologjisë e OpenAI, është në krye të transformimit të thellë digjital të këtij momenti. E lindur në Shqipëri, Mira tani jeton në epiqendrën e evolucionit të shpejtë të inteligjencës artificiale. Produktet novatore të OpenAI, ChatGPT dhe Dall-E, kanë rrëmbyer imagjinatën e botës dhe do të ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si ne punojmë, mësojmë dhe shprehemi në mënyrë krijuese”, shkruan Marissa Mayer për Mira Muratin.

Sipas saj udhëheqja vizionare e Mira-s shtrihet shumë përtej shkencës dhe kërkimit të modeleve të mëdha gjuhësore në dizajnimin se si të inkorporojmë IInteligjencën Artificiale në jetën tonë të përditshme, si dhe si të zhvillojmë IA me përgjegjësi në lidhje me sigurinë dhe rregulloren.

Në kategorinë e heroinave është Narges Mohammadi “personifikimi i guximit”, shkruan autorja Marjane Satrapi; Zonja e Parë e Ukrainës Zelenska; ylli i tenisit Coco Gauff; dhe fituesja e çmimit Nobel Katalin Karik/albinfo.ch

Read Previous

Si të sillemi kur fëmijët nuk na dëgjojnë?

Read Next

JLO në kopertinën e Elle, vlerësohet si ”ikona e vitit”