Draghi ikën i pari nga samiti i NATOS. Rretikon t’i rrëzohet qeveria
Fjala e Ministres
E di mirë dhe kolegu që I ka hipur furtunës në gotë si kalë beteje.
Bashkëshorti im zgjodhi rrugën të merret me biznes shumë përpara se të hynte në politikë e jo pse unë u bëra deputete e ministre.
E ka nisur biznesin si emigrant në Itali, njësoj si deputeti që e ka marrë me kaq pasion këtë kauzë opozitare dhe pas 30 vitesh biznes ëhstë angazhuar me të gjitha vështirësite dhe rrisqet që paraqet sot të bëjë një investim serioz hotel me 5 yje në jug.
Nuk është përfitues i asnjë qindarke nga fondet publike dhe asnjë metër truall pronë publike për ndërtimin e këtij hoteli.
E dini çfarë është përfituar?
Si investitor strategjik nuk ka përfituar asgjë përveçse sigurisë juridike për të pasur përparësi në lidhje me kontratën e përvitshme në bashki për të vënë shezlongë përpara hotelit përkundrejt pagesës. Nënkuptoj tarifën e bashkisë. Një kontratë me kohëzgjatje 1 vjeçare që duhet rinovuar çdo vit e do ta marrë njësoj si të gjitha subjektet e tjera që do veprojnë në turizëm.
Këtë të drejtë do ta kishte edhe nëse nuk do të ishte investitor strategjik që po investon miliona e do të punojësojë me dhjetra punonjës, do të sjellë turistë e prodhojë ekonomi e të ardhura për atë zonë e më gjërë ka përfituar të drejtën të vërë shezlona në plazh.
Përfitues i bregdetit nuk do të thotë uzurpues i pronës por konsiderohet çdo qytetar pavarësisht shtetësisë që dëshiron të shpenzojë kohën e tij duke përfituar nga mundësitë që ofron bregdeti në këtë rast janë klientët e hotelit në buzë të detit që kanë të drejtën e daljes në det. Këtë të drejtë do ta kishte edhe pa statusin e investitorit strategjik, si ato që vënë shezlon në plazh. Mjafton të kesh një kjoskë, një restorant apo hotel.