Ministrja e shtetit për fëmijët dhe të rinjtë, flet nga Korça për rastin e vrasjes së 8-vjeçarit nga Fieri

Ministrja e shtetit për të rinjtë dhe fëmijët, Bora Muzhaqi  e pyetur për vrasjen e vogëlushit 8-vjeçar nga Fieri, foli ditën e sotme nga Korça.

Ajo i shprehu ngushëllimet familjes dhe uroi që ngjarje të tilla të mos ndodhin më në Shqipëri.

“Edhe pjesa e fëmijëve është shumë e rëndësishme për mua, e para ndjesë se të rreh zemra kur flet për ngjarje të rënda, duhet t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe kuptoj se kjo është pjesa me e rëndësishme që ne të gjithë duhet ta themi për momentin. Për sa i përket politikave apo gjërave që duhet të bëjmë për këtë fushë është ndoshta jo momenti i duhur për të folur, kjo s’do të thotë se s’po merremi apo angazhohemi aktivisht, do kohën e vet për të arritur një konsensus dhe të arrijmë që ngjarje të tilla mos ndodhin në Shqipëri”, tha Muzhaqi.

© Kumtari.al

Read Previous

Përmbytet varka me emigrantë të nisur për në Britani / Më shumë se 20 të vdekur

Read Next

Escobar jo optimist për “Open Balkan”