“Ministria e Jashtme ishte zgjedhja e popullit”/ Pas e-maileve të Ramës, hakerat publikojnë të dhëna nga faqet e ambasadave në Athinë, Moskë e Shkup

“Ishte zgjedhja e popullit”/ Pas e-maileve të Ramës, hakerat databazën e Ministrisë së Jashtme, nisin të publikojnë të dhëna nga ambasadat në Athinë, Moskë e Shkup

Grupimi i ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, që pak ditë më parë publikoi materiale të hakeruara nga e-mail i kryeministrit Edi Rama, ditën e sotme ka nisur të publikojë të dhëna të vjedhura nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Në faqen e internetit https://homelandjustice.ru/ hakerat njoftojnë se Ministria e Punëve të Jashtme ishte zgjedhja e qytetarëve në sondazhin që ata kryen për publikimet e radhës.

Ndaj, prej pak minutash në faqen e tyre ka nisur ngarkimi i dhjetëra materialeve nga ambasadat e Shqipërisë në Athinë, Shkup dhe Moskë.

 

 

Grupi i hakerave në fjalë është duke publikuar edhe materiale që janë fshirë nga inboxi i ambasadave.

 

E8a6f4e8 A56a 4e48 8bd7 Ea1b2a876394

Read Previous

Dokumentet presidenciale, si menaxhohen dhe përse nuk mund të dalin nga Shtëpia e Bardhë

Read Next

Firmosi marrëveshje me Abazoviç/ Patriarku serb kthehet ‘mollë sherri’ në Mal të Zi