Ministria e Jashtme greke, reagim të ashpër/ Lënia në burg e Fredi Belerit, vendim skandaloz

Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën u la sot në burg, ndërsa dosja e tij për shitblerje vote kaloi nga Gjykata e Vlorës në SPAK.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar mesditën e sotme ministria e jashtme greke.

Me anë të një deklarate për mediat, ministria e Jashtme e Greqisë e cilëson vendimin si skandaloz që tregon se Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane.

Sipas saj, burgosja e kandidatit për kryetar bashkie sjell përmbysjen e rregullave të barazisë në zgjedhjet lokale në Himarë, e cila është një qendër e rëndësishme e minoritetit etnik grek në Shqipëri.

Vendimi i sotëm i gjykatës së Vlorës është skandaloz. Arrestimi i kandidatit për bashkinë e Himarës dy ditë përpara zgjedhjeve, nuk tregon shtet të së drejtës. Vendimi për burgosjen e kandidatit për kryetar bashkie sjell përmbysjen e rregullave të barazisë në zgjedhjet lokale në Himarë, e cila është një qendër e rëndësishme e minoritetit etnik grek në Shqipëri. Një vendim ky që do të ketë impakt negativ në marrëdhëniet e bashkimit europian me Shqipërinë, pasi kusht për rrugën europiane të Shqipërisë është qëndrimi konstant i shteteve që aderojnë për anëtarësim, në rregullat europiane dhe në shtetin e së drejtës.

Vendime si i sotmi shkelin rregullat e mësipërme dhe tregojnë në realitet Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane”, thuhet në deklaratë.

Read Previous

Këlliçi mbyll zyrtarisht fushatën elektorale/ Thirrje qytetarëve: Më jepni mundësinë të ndryshoj Tiranën

Read Next

Gjurmët në Shallvare të Masar Këlliçit, gjyshit – deputet të Belindit