Ministria e Arsimit në Kosovë: Kosova ka përdorur abetaren e përbashkët, Shqipëria nuk e ka respektuar marrëveshjen

Ministria e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci është shprehur për Euronews se  “Kosova ka respektuar dhe ka përdorur abetaren e përbashkët që është vendosur vite më parë mes dy shteteve”.

Nga ana tjetër, Shqipëria nuk e ka respektuar marrëveshjen shtoi ajo.

“Edhe vite më parë, është iniciuar, është pranuar dhe ka filluar të punohet me një abetare të përbashkët. Në Kosovë e kemi respektuar, e kemi pasur atë abetare në përdorim për një kohë të gjatë. Me aq sa jam në njohuri në Republikën e Shqipërisë nuk është përdorur e njëjta abetare në të gjitha shkollat apo gjatë gjithë kësaj kohe”, u shpreh ministrja.

©Kumtari.al

Read Previous

Emma Coronel Aispuro, gruaja e El Chapo, dënohet me tre vjet burg në SHBA

Read Next

Ja sa do të paguhet CEO i ri i Twitter, Parag Agrawal