Ministri i brendshëm i një shteti terrorist, si Aleksandër Vulin, sulmon Albin Kurtin.

Ministri i brendshëm i Serbisë, Aleksander Vulin, ka reaguar lidhur me tensiononim dhe situatën në veri të Kosovës për shkak të vendosjes së reciprocitetit të targave.

Ai ka përdorur gjuhë fyese kundër Kurtit, duke e quajtur “budalla”, ndërsa komentoi zhvillimet në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak.

Vulin ka thënë se nevojitet vetëm një budalla për ta ndezur luftën, dhe se ai person është kryeministri Kurti.

Nevojiten të paktën dy persona për ta bërë paqen, ndërkaq për luftën mjafton vetëm një budalla, dhe jam i frikësuar se atë budalla e kemi në anën tjetër, ai ndodhet në Prishtinë dhe emri i tij është Albin Kurti.

Njerëzit që udhëheqin në Prishtinë janë qyqarë të vërtetë, dhe mund të presësh çkado prej tyre”, ka thënë ai për mediat serbe.

Ndërkohë Aleksandër Vulin harron që është ministër i një shteti që ka kryer gjenocid në rajon dhe akoma nuk ka kërkuar falje për këtë.

Read Previous

Perqendrimi i ushtrise serbe ne kufi me Kosoven, akt i ri luftnxites i Beogradit.

Read Next

Agresioni ndaj grave nuk ka të ndalur…