Milani përmbys Lazion dhe merr kreun e Seria A

Një gol i Sandro Tonali në minutën e 92-të i ka dhënë Milanit një fitore me përmbysje ndaj Lacios duke e kthyer përsëri në kreun e Serisë A, në një duel me Interin që duket se do të vendoset vetëm në javën e fundit.

Lacio kishte vënë ndeshjen në shinat e duhura me një gol të shpejtë të Imobiles, ndërsa në pjesën e parë pat edhe raste të tjera për të shënuar që nuk i shfrytëzoi. Por në të dytën, ishte Milani që e nisi me vrull dhe gjeti barazimin me Zhiru.

Kjo bëri që kuqezinjtë të hidheshin në sulm në kërkim të fitores dhe porta e Strakoshës u kthye në një shënjestër me gjuajtje të njëpasnjëshme që ai u mundua në të gjitha mënyrat të ndalte. Por në fund, një pavëmendje e Açerbit solli golin e Tonali në minutën e 92-të, duke i dhënë fitoren 2-1 Milanit dhe duke e kthyer përsëri në majën e klasifikimit të Serisë A.

LACIO 1-2 MILAN

4′ Imobile / 50′ Zhiru, 90’+2′ Tonali

NGJARJET KRYESORE:

90’+2’ GOOOL Milani. Shënon Tonali pas një aksion të Milanit ku Ibra uli për mesfushorin topin dhe ai i vetëm para Strakoshës nuk mund të gabonte.

85′ Përsëri Strakosha! Këtë herë ai ndal një gjuajtje të fortë të Rebiç nga distanca.

84′ Strakosha i thotë “jo” Leaos, duke ndalur predhën e sulmuesit nga e majta.

68’ Zëvendësim i dyfishtë te Milani. Largohen Zhiru dhe Diaz, në vendin e tyre futen Rebiç dhe Ibrahimoviç.

62’ Mesias sërish me një gjuajtje shumë të bukur, por kësaj radhe topi shkon shumë metra larg rrjetës.

59’ Mesias humbet një shans të artë, shumë pak metra larg portës, duke e dërguar topin mbi kuadrat.

50’ GOOOOOL MILAN 1-1/ Zhiru merr një top të bukur nga Leao dhe i mjaftoi vetëm ta shtynte topin drejt rrjetës për të barazuar shifrat.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

43’ Teo Hernandez tenton të shënojë nga një goditje dënimi, por Strakosha me një super pritje i mohon golin miqve.

38’ Lojtarët e Milanit pretendojnë për një 11-metërsh pas një prekje të topit me dorë nga ana e Luis Albertos, por pas një konsultimi me VAR, gjyqtari nuk e akordon si një të tillë.

31’ Leao lëshon një gjuajtje me të djathtën nga jashtë zone, por Strakosha tregohet sërish i vëmendshëm në portë.

29’ Kesi merr një top të bukur nga Leao, por Strakosha u tregua i vëmendshëm për t’i mohuar golin miqve.

17’ Zhiru merr një krosim nga Mesias, por tentativa e tij me kokë nuk shkon në kuadrat.

8’ Strakosha bën një gabim të pabesueshëm, duke kapur topin me dorë jashtë zone, por gjyqtari e ndëshkon vetëm me karton të verdhë.

4’ GOOOOOL LACIO 1-0/ Zhbllokohet sfida shumë shpejtë me Çiro Imobilen, i cili pas një topi të bukur nga Milinkoviç-Saviç shënoi pa probleme në portën e Menja./panorama sport

 

Read Previous

Nuk ka surpriza në Francë- Macron drejt mandatit të dytë

Read Next

Trump sulmon Biden dhe tregon se çfarë do t’i thoshte Putinit po të ishte president i SHBA-ve