Milani ngjitet në krye të Serie-A

Milan ka arritur të fitojë me tepër vështirësi ndaj Bolonjës në transfertë me rezultatin 2-4.

Kuqezinjtë e nisën mjaft mirë takimin, duke kaluar në epërsi, me anë të Leao-s në minutën e 16’.

Në minutën e 20-të, lojtari vendas Soumaoro ndërhyri ashpër ndaj Krunic, duke u ndëshkuar me karton të kuq, ndërsa golin e dytë për kuqezinjtë e shënoi Kalabria në minutën e 31-të, teksa u duk se skuadra nga Lombarida do të fitonte lehtësisht tre pikët.

Megjithatë, vetëm tre minuta në pjesën e dytë i mjaftuan Bolonjës për të barazuar me një lojtar më pak.

Fillimisht, Ibrahimovic shënoi autogol pas një goditje nga këndi dhe ngushtoi shifrat në 2-1, ndërsa  tre minuta më vonë Barroë doli i vetëm me portierin dhe barazoi shifrat dhe shtangu kuqezinjtë.

Gjashtë minuta më vonë, Bolonja mori kartonin e dytë të kuq pasi Soriano shkaktoi faull ndaj  Ballo Touren dhe në fund të ndeshjes pamë ofensivën e plotë të kuqezinjve, të cilët u munduan të arrinin golin dhe të fitonin tre pikë.

Heroi ishte Bennacer, i cili shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 84-të dhe në fund rezultoi se i solli tre pikët skuadrës së tij fitoi 4-2, teksa golin e fundit e shënoi Ibrahimovic në minutën e 90-të./syrisport/

Rezultati dhe golashënuesit:

Bologna – Milan 2: 4 (autogol i Ibrahimovic 49′, Barroë 52′ – Leao 16′, Kalabria 35′, Bennacer 84′)

Renditja e Serie-A:

Image

Read Previous

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit

Read Next

Kryeveprat e Picasso shiten afro 110 milionë dollarë në ankandin e Las Vegas