Milani është fituesi i derbit të milanos

Milani ka fituar sot me shifrat 3-2 derbin e Milanos ndaj Interit dhe është kthyer përsëri përkohësisht në kreun e Serisë A.

bandicam 2022-09-03 18-00-50-124

Në një sfidë e cila filloi me ritëm të ulët, ishte Interi i cili gjeti i pari rrjetën me një aksion spektakolar të Brozoviç. Por shifrat do të barazoheshin shumë shpejt kur pas një gabimi të Çalhanollu, Leaos iu dha mundësia të çonte topin në rrjetë.

Pjesa e parë u mbyll në barazim por në të dytën, ishte Milani që realizoi dy herë brenda pak minutash me anë të Zhiru e pastaj përsëri me Leaon, i cili shfrytëzoi hapësirat në krahët e mbrojtjes së Milanit. Goli i Xhekos rihapi sfidën e më pas u deshën dy pritje të shkëlqyera të Menja për të evituar barazimin dhe për të siguruar që me vërshëllimën përfundimtare, të ishte Milani që festonte fitoren 3-2 që kthen Milanin përkohësisht në kreun e renditjes së Serisë A.

MILAN-INTER 3-2
29′, 60′ Leao, 54′ Zhiru / 21′ Brozoviç, 67′ Xheko

NGJARJET KRYESORE

 90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-2 të Milanit.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

87’ Leao provon me një kthesë të shpejtë në zonë, por gjuajtja e tij përfundon shumë lart mbi traversë.

77’ Përsëri Menja, i cili këtë radhë pret një gjuajtje nga distanca të Çalhanollu.

70’ Menja shpëton Milanin nga barazimi pasi i përgjigjet në mënyrë spektakolare gjuajtjes me kokë të Lautaro Martinez.

69’ Lautaro i afrohet golit të barazimit me një gjuajtje nga e majta, por sfera fluturon mbi traversë.

67’ GOOOL INTERI! Aksion në krahun e majtë me Darmian i cili gjen Xhekon në shtyllën e parë. Sulmuesi devijon dhe topi pasi prek shtyllën ndalet në rrjetë.

60’ GOOOL MILANI! Nuk ndalen kampionët teksa shënojnë me Leaon, i cili driblon mes tre lojtarësh dhe gjen mënyrën për të mposhtur Handanoviç.

54’ GOOOL MILANI! Zhiru kalon në avantazh kuqezinjtë me një kthesë të shpejtë në zonën e zikaltërve duke çuar topin në shtyllën e dytë.

49’ Pjesa e dytë nis me një rast të artë të Milanit. Pas një goditje dënimi të Tonali, Hernandez gjuan me kokë në zonë, por çon sferën jashtë.

46′ Nuk ka ndryshime në radhët e dy skuadrave, rifillon dueli.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë e sfidës me barazimin 1-1.

38’ Pas një harkimi nga këndi, De Ketelar me kokë gjuan në shtyllën e parë, por nuk gjen katërkëndorin.

35’ Nuk ndalen sulmet kuqezinj, këtë herë me një diagonale të fortë të Hernandez e cila kalon pak mbi traversë.

35’ Tani është Tonali i cili gjuan pro dërgon sferën në duart e Handanoviç.

34’ Top në thellësi i Tonali për Zhiru, por gjuajtja e sulmuesit nuk gjen katërkëndorin.

29’ GOOOL MILANI! Çalhanollu gabon dhe i pason topin ish-shokëve të skuadrës, të cilët vazhdojnë aksionin duke çuar sferën te Leao, i cili shënon me një diagonale që nuk i lë kohë Handanoviç.

21’ GOOOL INTERI! Aksion spektakolar i zikaltërve që finalizohet me Brozoviç të vetëm para Menja, mesfushori nuk gabon dhe kalon në avantazh ekipin e tij.

17’ Gjuajtje e Leaos nga jashtë zonës, Handanoviç i përgjigjet i vëmendshëm.

16’ Harkim nga e majta i Leaos, Bastoni rrezikon autogolin me goditjen e tij me kokë duke gjuajtur traversën e portës së Handanoviç. Por më pas gjyqtari sinjalizon për faull ndaj tij nga Zhiru.

12’ Aksion i gjatë i Interit me Brozoviç i cili del në pozicion gjuajtje, por tentativa e tij devijohet jashtë.

9’ Shkëndijat e para janë me një sherr mes Dumfris dhe Teo Hernandez. Në fund gjyqtari i ndëshkon të dy me të verdhë.

1’ Nis dueli në “San Siro”.

FORMACIONET ZYRTARE

MILAN (4-2-3-1): Menja; Kalabria, Kalulu, Tomori, Teo Hernandez; Tonali, Benaser; Mesias, De Ketelar, Leao; Zhiru.
Trajner: Stefano Pioli

INTER (3-5-2): Handanoviç; Skrinjar, De Vraj, Bastoni; Dumfrajs, Barela, Brozoviç, Çalhanoglu, Darmian; Korrea, Lautaro Martinez.
Trajner: Simone Inzagi./panorama sport

 

Read Previous

Dy pishinat e Hysenbelliut, halli më i madh i kombit shqiptar!

Read Next

Si dhe ku ndryshon loja e madhe e naftës