Inteligjenca artificiale mund të parashikojë dhjetë vjet përpara infarktet e zemrës
Milani ka konfirmuar pretendimet që ka në këtë sezon duke marrë një fitore të rëndë 3-2 në fushën e Atalantës. Skuadra kuqezi ka dominuar sfidën thuajse plotësisht dhe vetëm zgjimi në fundin e duelit nga zikaltërit bëri që diferenca të ishte më e ngushtë.
Kuqezinjtë e nisën ndeshjen me një gol të shpejtë, me Kalabria i cili dërgoi sferën në rrjetë pa kaluar 30 sekonda nga starti i sfidës. Kuqezinjtë iu afruan edhe golit të dytë, por Muso ishte vendimtar me devijimet e tij. Nga ana tjetër, Malinovski dhe Zapata rrezikuan portën e Menja, por ky i fundit ishte i pakalueshëm sot me dy pritje të shkëlqyera.
Në momentin kur Atalanta po rriste lojën e vet, erdhi dushi i ftohtë nga goli i Tonali, i cili vodhi topin nga Frojler dhe nuk e kishte të vështirë të çonte sferën në rrjetën e zikaltërve. Kjo goditje ishte e rëndë për Atalantën, e cila i lëshoi manovrën e lojës kuqezinjve të cilët krijuan raste të njëpasnjëshme derisa gjetën golin e 3-0 me Leaon.
Ndeshja dukej e mbyllur, por u hap në mënyrë të papritur me një penallti të realizuar nga Zapata dhe më pas në shtesë me golin e Pashaliç për vendasit. Por zgjimi ishte shumë i vonuar dhe Milani iu gëzua tre pikëve që e bëjnë përsëri ndjekësen e parë të Napolit në renditjen e Serisë A.
Atalanta-Milan 2-3
86′ (p) Zapata, 90’+4′ Pashaliç / 1′ Kalabria, 43′ Tonali, 78′ Leao