Milan/Ibra dhuron spektakël, 40-vjeçari që nuk njeh limite

Milani ka marrë tre pikët e radhës në kampionat me një fitore të madhe kundër Romës në fushën e kësaj të fundit. Gjithçka meritë e Zlatan Ibrahimoviç, i cili është kthyer përsëri si protagonist kryesor për kuqezinjtë.

Për “kuqezinjtë” ndeshjen e zhbllokoi, Zlatan Ibrahimovic në minutën e 26 që falë një goditje të fortë, por edhe të mençur dërgoi topin në rrjetë nga goditja e dënimit. Goli i suedezit do të ishte edhe i vetmi i 45 minutave të para, me të dytën që nis sërish me Milanin me lart.

“Kuqezinjtë” dërgojnë sërish topin në rrejtë në minutën e 50 me të njëjtin autor, por këtë VAR e anullon për pozicion jashtë loje.
Vetëm 7 minuta më vonë, Ibra vendos të bëhet protagonisti kryesor e kësaj ndeshjeje duke fituar një penallti e cila kthehet në gol nga mesfushori, Kessie.

Në minutën e 66, skuadra e Piolit do të mbetej me një lojtar më pak pasi Theo ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Një episod që i jep pak zemër Romës së Mourihos e tenton, por goli vjen vetëm në minutën e 90+3 nga El Shaaraëy i cili vlen vetëm për statistikë.

Pas kësaj fitoreje, Milani i “ngjitet” Napolit në krye pasi ndajnë kreun me nga 31 pikë, ndërsa Roma pozicionohet në vendin e 4 me 19 pikë.

Read Previous

Maqedoni e V.: VMRO-ja shpall fitoren në shumicën e komunave

Read Next

Eurostat: 51% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie dhe përjashtimi social, më e larta në Europë