Zbulohet e vërteta e takimit të Naim Murselit me kryeministrin Rama
Mijëra protestues kundër arrestimeve në Sudan

Forcat ushtarake kanë arrestuar kryeministrin në detyrë të Sudanit dhe zyrtarë të lartë të qeverisë, kanë ndërprerë aksesin në internet dhe kanë bllokuar urat në kryeqytetin, Khartoum, tha ministria e informacionit e vendit, duke i përshkruar veprimet si një grusht shteti.
Si përgjigje, mijëra njerëz mbushën rrugët e Khartoum dhe qytetit të Omdurman për të protestuar kundër pushtimit të dukshëm ushtarake të hënën. Pamjet e shpërndara në internet duket se tregojnë protestuesit duke bllokuar rrugët dhe duke u vënë flakën gomave ndërsa forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.