Michelle Obama flet për vajzat e saj “Nuk ishin të privilegjuarat e Shtëpisë së Bardhë

Barack dhe Michelle Obama zyrtarisht po dëshmojnë se si vajzat e tyre kalojnë në moshë madhore. Në episodin e së martës në “The Ellen DeGeneres Shoë”, ish-zonja e parë, 58 vjeçe, dha një përditësim mbi çfarë ka të re me vajzat Malia, 23 vjeçe, dhe Sasha, 20, tani që janë larguar nga shtëpia. Michelle konfirmoi se vajzat e saj jetonin në shtëpi kur filloi pandemia e koronavirusit në mars 2020, duke shtuar se ajo dhe burri i saj, 60 vjeç, ishin mirënjohës që e kaluan atë kohë së bashku me familjen. “Ishte një kënaqësi e veçantë t’i kishim ato. Atë pak kohë. Sepse të jesh me to si të rritura, është kënaqësi! Unë i dua ata në çdo moshë”.

Michelle tha se Sasha, e cila është në kolegj, dhe Malia jo vetëm që po “ia dalin mirë” vetë, por gjithashtu janë “thjesht gra të reja të mahnitshme” në përgjithësi. Malia dhe Sasha ishin përkatësisht vetëm 10 dhe 8 vjeç, kur babai i tyre u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara në vitin 2008.

Moderatorja tha se mezi mund ta besonte që vajzat Obama janë dy të rritura tashmë, duke kujtuar se Malia dhe Sasha erdhën për herë të parë në shfaqjen e saj në 2008 për të parë Jonas Brothers. “Ato i donin Jonas Brothers. Tani ata po sjellin burra të rritur në shtëpi”, – tha autorja e Becoming. “Tani ato kanë të dashur dhe jetë reale”.

Që kur Barack u largua nga detyra në janar të vitit 2017 pas përfundimit të mandatit të tij të dytë, familja Obama i është rikthyer jetës private. Michelle tha se ajo dhe bashkëshorti i saj synuan t’i përgatisin sa më shumë vajzat e tyre për tranzicionin dhe kjo u shpërblye.

“Dëgjova çfarë thoshte nëna ime gjatë rritjes sonë”, tha Michelle. “Ajo tha: ‘Unë nuk po rris fëmijë, unë po rris njerëz të vërtetë që të jenë gati për botën”. Dhe këtë e kam mbajtur parasysh me vajzat”.

“Dua të them, ata nuk do të ishin gjithmonë në atë flluskë të Shtëpisë së Bardhë, kështu që ato duhej të mësonin të rregullonin shtretërit e tyre. Ata duhej të mësonin të drejtonin makinën”,- shpjegoi ajo. “Ataoduhej të mësonin se si të ishin të dhembshura, të pavarura, të përgjegjshme, në mënyrë që të hynin në botë si njerëz të përgjegjshëm, të dhembshur dhe të aftë. Dhe unë mendoj se janë gra të reja të mahnitshme për shkak të kësaj”./Living

Read Previous

REPLIKAT/ Berisha- Alibeajt: Nuk je i zgjedhuri i demokratëve, je i emëruari i Taulant Ballës

Read Next

Fundi i Perandorisë Ruse? Me luftën në Ukrainë, në lojë është shumë më tepër sesa karriera e Putinit