Meta: Zëri i të rinjve dhe të rejave do të mbizotërojë në Këshillin Bashkiak të Durrësit

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta teksa i referohet bisedave të zhvilluara me të rinjtë, thekson se zëri i tyre do të mbizotërojë në Këshillin Bashkiak të Durrësit.

“Zëri i të rinjve dhe i të rejave të Durrësit do të mbizotërojë në këtë Këshill. Unë kam folur shpesh me ta.

Ata janë shumë të qartë në kërkesat e tyre, të cilat janë shumë realiste dhe ne duhet t’i japim forcë të rinjve, në mënyrë që ata ta ndjejnë që janë zotër të fateve të tyre dhe që janë pjesë e këtij Ndryshimi që duhet të ndodhë në Shqipëri dhe të mos ndihen të përjashtuar dhe të largohen të dëshpëruar nga vendi dhe familjet e tyre”, shprehet Meta në mesazhin e tij të përcjellë përmes rrjeteve sociale.

Read Previous

SPAK e kërkon për inceneratorët/ Mirel Mërtiri investon në Hollandë

Read Next

Turistja e moshuar nga Tirana ndahet nga grupi dhe humb në Karaburun