Meta: Vendosa dy kushte për t’u tërhequr nga 2 marsi, nuk mora përgjigje, vazhdova me mitingun

Presidenti i Republikës Ilir Meta u pyet nëse i druhet ai një shpalljeje “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas mbështetjes që i ka dhënë ish-kryeministri Sali Berisha dhe pas përplasjeve me ambasadën e SHBA në Tiranë.

Meta zbuloi edhe një letër që i kishte dërguar ambasadores Yuri Kim përpara tubimit të 2 marsit 2020.

“Më mori në telefon ambasadorja që në atë kohë ishte në SHBA. Më tha për mitingun e 2 marsit. Tha sikur të shmangej tubimi meqë po vinte pandemia. Këtu nuk kishte akoma infektime, por në Itali kishte raste.

I kam thënë që kur PS të miratonte ligjin për të legjitimuar betimin te Lana dhe unë ta ktheja dhe PS të priste sa të shprehej Venecia. I kërkova që të shprehej me një deklaratë kundër këtij akti të njëanshëm nga mazhoranca.

I kërkova që bënim një hetim të plotë të asaj që po ndodhte me reformën në drejtësi, kjo edhe për ekspertët ndërkombëtarë. Nëse nuk merrja garanci për të paktën njërën nga pikat unë do të vazhdoja me mitingun e 2 marsit.

Ajo kishte shumë punë dhe nuk më ktheu asnjë përgjigje. Është punë e saj” – tha Meta.

Pyetjes nëse do të pranonte dhe një mandat tjetër si president nëse propozimi i vinte nga Rama e Basha, Meta u shpreh kategorik, -kurrë!

Read Previous

Nga 29, 20 anëtarë të kryesisë së PD dega 3 Tiranë, vendosin për kuvendin e 11 dhjetorit

Read Next

TRAGJEDIA/ të paktën 46 persona të vdekur pas djegies së një autobusi në Bullgari