Meta: Të ndëshkohen VIP-at që flasin në këmbim të përfitimeve që marrin nga kryetari i komanduar

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon ndëshkim për këdo që flet në këmbim të përfitimeve që marrin nga politikanët. Këtu ai përfshiu edhe personazhet e njohur, të ekranit e jo vetëm.

Në konferencën e tij për mediat, Meta theksoi se deklaratat e VIP-ve, janë në dëm të qytetarëve.

Të ndëshohen edhe vipat që flasin në këmbim të përfitimeve që marrin nga kryetari i komanduar në dëm të qytetarëve”– tha Meta.

Kujtojmë se në këtë fushatë kanë qënë disa personazhe të njohur që kanë dalë ‘pro’ Erion Veliajt.

E fundit ishte artistja shqiptare Rita Ora, e të tjerë si: Elvana Gjata, Noizy, Angjela Peristeri e të tjerë.

Read Previous

Kandidatët e opozitës janë oferta më e mirë, jo e keqja më e vogël

Read Next

Shtypi amerikan: SHBA po heton Ramën dhe Veliajn