Meta sulmon Ramën nga Konventa Kombëtare e LSI-s: I nguli thika pas shpine Kosovës

Ish-presidenti Meta tha gjatë fjalës së tij në Konventën Kombëtare të LSI-së se kryeministri Rama ka marrë porosi nga të tjerët për çdo lëvizje që ka bërë ndaj Kosovës.

Më tej ai përmendi shifrat e institucioneve ndërkombëtare që e nxjerrin vendin me performancën më të keqe në të gjitha fushat.

Meta tha se vendi është zhytur në varfëri të thellë ndërkohë që Shqipëria është tani vendi me pagën më të ulët minimale në rajon, me taksat më të larta, më varfërinë më të madhe, me hendekun social më të lartë si dhe me korrupsionin më të lartë.

“Artisti kishte marrë e ka marrë detyra të mëdha përsipër, kujtoni se është patriot e emocional ai. Në çdo lëvizje ndaj Kosovës ai ka marrë porosi nga të tjerë. Me Kosovën çfarë ka. Njerëzit janë vrarë e shtuar për atë shtet. Ju duket rastësi që presidenti i Serbisë ndërhyu në fushatën elektorale në Shqipëri. Shqipëria s’mund të lejojë që përfaqësuesit e saj t’i fusin thika pas shpine Kosovës nëse nuk e ndihmojnë dot. Kam bërë çdo gjë për t’i parandaluar e minimizuar ato. Dhe dekreti për mosemërimin e Gent Cakajt erdhi pas një deklarate të tij ku ishte për ndryshim kufijsh. Jemi vend i parë në rajon për korrupsion, ku njerëzit duan të ikin, vendi i parë për hendekun social e të fundit për gjithçka të mirë. Vendi me ekonominë më pak konkurruese. Ka performancën më të ulët të shpenzimeve publike në rajon. Kemi barrën më të lartë të barrës tatimore në vend ndërkohë që ka mbledhjen më të ulët të tatimeve. Kemi performancën më të ulët të mbledhjes së sigurimeve shoqërore. Shqipëria ka nivelin më të lartë të çmimeve. Pagën më të ulët minimale në rajon. Ama për azilantë jemi kampionë.” – tha Meta.

Read Previous

Jamarbër Malltezi – Taulant Ballës: Mashtrues, nxirr provat para shqiptarëve e leri filmat dhe shpifjet

Read Next

Meta njofton emrin e partisë së ‘re’