Meta shigjeton “Open Balkan” nga Prishtina

Presidenti i vendit, Ilir Meta, shigjeton “Open Balkan” nga Prishtina, ku ishte i ftuar në një aktivitet mbi faktorin shqiptar në Ballkan.

Është hera e parë që Meta del hapur kundër këtij projekti, dhe këtë e bën pikërisht nga Prishtina. Ai është shprehur se ky projekt favorizon Serbinë.

Meta e konsideroi Bashkimin Europian si rrugën e vetme të integrimit për shqiptarët,  ndërsa pretendimet për ndryshimet e kufijve i quajti një propagandë nacionaliste.

Para mbledhjes së përbashkët të qeverive Shqipëri-Kosovë, Meta bëri thirrje për më pak spektakël mediatik dhe më shumë punë konkrete.

Fokusi i fjalës së Metës ka qenë edhe shpopullimi i dy shteteve shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë.

 

Read Previous

Çmimi i karburantit dhe mallrave, Biden merr masa

Read Next

Shkon në 33 numri viktimave të gomones që po kalonte Kanalin Anglez