Meta propozon nismë ligjore për indeksimin e pagave. Në shtator prezantohet në Parlament

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në konferencë për mediat, ka prezantuar iniciativën e parë ligjore që do të ndërmarrë në shtator në Kuvend për të garantuar indeksimin e pagave.

“Jemi këtu për të theksuar pasojat katastrofike të korrupsionit, vjedhjes jashtë çdo imagjinate të qeverisë të hajdutokratit Rama të cilën e ndjen shumica e familjeve shqiptare sot për shkak të polarizimit të tmerrshëm që ai ka krijuara gjatë 10 viteve qeverisje të tij.

Mbi 67% e popullsisë, pra 2/3 sot në vend jeton në më pak ose në kufirin e varfërisë, pra me 5.5 dollarë në ditë.

76% e punonjësve jetojnë gjithashtu duke llogaritur dhe fëmijët me më pak ose në kufirin e varfërisë.

Që nga 2017, ky shpirtzi nuk ka indeksuar pagat që e ka pasur detyrim ligjor dhe kushtetues dhe për këtë do të ndërmarrin menjëherë në fillim të sesionit të ri në Kuvend iniciativën për të garantuar indeksimin e menjëhershëm të tyre dhe nëse nuk do të miratohet, që është shumë e mundur padyshim do e çojmë në Gjykatë Kushtetuese dhe më pas do të ndjekim dhe gjykatat evropianë, ky është sadizëm”, tha Meta.

Read Previous

Një ditë pas protestës/ Berisha: Qytetarët i lanë Ramës 72 orë afat për…

Read Next

Vrasësi i vogëlushes 7-vjeçare në Himarë mbërrin në gjykatë, pritet masa e sigurisë