Meta: Po promovojmë planin për transport publik falas

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga stendat me të rinjtë e koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka promovuar tek qytetarët planin për transport falas, nga kandidati i dalë nga Primaret për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka ndarë foto me të rinjtë, teksa ka shkruar se ‘Bashkia e Tiranës pas 14 Majit do të jetë vetëm në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetesës për qytetarët’.

 Postimi i plotë:

Në stendat e shpresës, aty ku të rinjtë e koalicionit “Bashkë Fitojmë” po promovojnë tek qytetarët planin e shkëlqyer të Belind Këlliçit për transportin publik falas.

 Plani i Belind Këlliçit për transport publik falas redukton radhët e gjata për abone të studentëve, redukton trafikun, ndotjen dhe kostot e qytetarëve.

Ky plan është një nga shumë treguesit e ndikimit të drejtpërdrejtë tek qytetarët, për të cilët Bashkia e Tiranës pas 14 Majit do të jetë vetëm në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetesës së tyre.

Read Previous

Kostoja e lartë e jetesës, qytetarët mirëpresin projektin e Belind Këlliçit për transportin publik falas

Read Next

Boçi: Të rinjtë kanë ikur se kanë humbur shpresën