Meta përshëndet hapjen e negociatave

Në një dalje për shtyp presidenti i vendit, Ilir Meta e ka përshëndetje vendimin e Bashkimit Evropian për të nisur zyrtarisht procesin e negociatave me Shqipërinë.

Ndërkohë që mbahej konferenca në Bruksel, Meta tha se kjo është një ditë historike për shqiptarët dhe rajonin tonë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e fushatave që duan të minojnë rrugën e vendit tonë drejt BE-së.

Meta shtoi se u takon institucioneve të reflektojnë pa vonesë ndaj detyrave që kërkohen dhe se është në dorën tonë që ky proces të zgjasë 5, 30 apo më shumë vite.

Meta: E sotmja është një ditë e shkëlqyer, një gur themeli për shqiptarët. Kjo tregon se rajoni jonë vazhdon të gëzojë mbështetjen evropiane. Ky është sinjal i qartë i mbështetjes. E sotmja është një ditë vendimtare për të ardhmen, një ditë kur duhet të ballafaqohemi me realitetin ashtu siç është. E vërteta është se kemi humbur shumë kohë. Kjo na zbulon të gjitha të metat, punët e bëra keq. Shqetësimet e Holandës, vërejtjet e Francës, apo të gjitha shqetësimet e shprehura në rezolutën e fundit të PE, tregojnë se transformimi kërkon punë.

U bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e fushatave që duan të minojnë rrugën tonë drejt BE-së. Rruga evropiane është e vetmja që garanton që shtëpia jonë e përbashkët të ketë atë begati, që qytetarët tanë e kërkojnë në Itali, Britani, Gjermani, etj. Iu bëj thirrje institucioneve të reflektojnë pa vonesë ndaj detyrave që kërkohen. Është në dorën tonë që ky proces të zgjasë 5, 30 apo më shumë vite.

Read Previous

Sekuestrimi i 60 kg kokainë, kompania kërkon heqjen e sekuestros për anijen me qymyr të bllokuar në Portin e Durrësit

Read Next

Varheley – Ramës: Punoni me opozitën për integrimin, ne do t’ju mbështesim