Meta për Ramë- Unë i bie më të fortit

Ka vijuar retorikën e tij me tone të forta kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, me mesazhe të drejpërdrejta ndaj kundërshtarit të tij politik, Edi Rama.

Teksa u ndal te akuzat e Ramës për ndryshimin e mbiemrit të tij nga Metaj, në Meta, ish-presidenti i kujtoi kryeministrit faktin e problemeve familjare, dhe padisë në gjykatë për babain e tij të ndjerë Kristaq Rama.

Meta deklaroi më tej se ai është rritur në lagjen e Pazarit të ri, ku ”që të mos rriheshe me të gjithë çunat e lagjes duhet ti bije më të fortit”. E këtë paralelizëm e hoqi edhe në politikë, ku tha se do ta këpusë në mes Edi Ramën, në emër të vuajtjeve që ka përjetuar populli gjatë qeverisjes së tij.

Ilir Meta: Ka hall nëse e kam mbiemrin unë Meta, apo Metaj, nuk e kam denoncuar ndonjëherë babën unë, siç ka bërç ai. Jam krenar që kam lindur 1 mijë metra mbi nivelin e detit, kam ardhur 1 vjeç në Tiranë, te çerdhja te Pazari i ri, por përveçse që jam shumë i lumtur që kam lindur në Skrapar, jam i lumtur që jam dhe çun i Pazarit të ri, ku mësohej si të mos rrihesh me të gjithë çunat e lagjes.

Për këtë i bihet më të fortit, do i them çunit të Kristaqit, meqë sot është dhe dita e përkujtimit të Havzi Nelës, unë i bie më të fortit, ky nuk është më i forti, ky bën si më i forti, unë i bie më të fortit dhe e këpus në mes.

Ti duket Erioni i Kolonjës gjigand pastaj, unë i bie vetë, me kënaqësinë më të madhe, dhe i bie në emër të popullit, vuajtjes, pabesive që ka përjetuar nga një bastard që mendon se do e kthejë Shqipërinë në një vend kavjesh.

Read Previous

Edi Rama: Ndërtimin e portit turistik të Durrësit, mundësinë që jo vetëm qyteti ku do të bëhet ky investim, por e gjithë Shqipëria të ndryshojnë njëherë e përgjithmonë

Read Next

Rama publikon shifrat e të huajve që kanë hyrë në Shqipëri për muajin korrik-gusht