Meta pas deklaratave të Bashës : Kryetari kukull u përpoq të provokonte Presidentin

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i është kundërpërgjigjur Bashës pas akuzave të këtij të fundit kundrejt tij.

Basha tha në një intervistë për VOA SE Meta gjatë 2 javëve të fundit të fushatës zgjedhore ka qenë ndihma kryesore e Edi Ramës, gjë që çoi edhe në humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit nga ana e opozitës.

Meta iu kundërpërgjigj përmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi i cili e konsideroi Bashën si kryetar kukull dhe hipokrit.

Reagimi i plotë i presidentit

Përsëri Kryetari kukull, me porosi të padronit të tij, në shëtitjet mediatike të komisionuara, u përpoq të provokonte Presidentin e Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për të shfajësuar vetveten nga të gjitha greminat drejt të cilave e çoi opozitën nga 17 maj 2017 deri më 25 prill 2021.

Si Kontribuesi kryesor i Rilindjes, me KATËRKËNDËSHIN e përgjegjësive të Tij madhore:

1. Bojkoti i reformës administrative-territoriale;

2. Bojkoti i reformës në drejtësi;

3. Djegia e mandateve të deputetëve;

4. Zerimi i opozitës në pushtetin vendor;

që sollën kapjen totale të shtetit, tashmë i vendosur të bojkotojë edhe Kuvendin e demokratëve nga pamundësia e ballafaqimit me ta, kërkon shpëtim duke kërkuar në mënyrë të mjerë të spostojë vëmendjen nga një tjetër krizë shumë e rëndë, ku e ka zhytur sërish opozitën.

Hipokriti, që gjoja do përmbyste me dhunë regjimin në mitingun e 8 qershorit 2019, iu lut në gjunjë dhe me lot në sy Presidentit Meta, në Gjermani, për t’i anulluar zgjedhjet vendore se nuk i kontrollonte dot më njerezit dhe se mund të kishte gjakderdhje.

Presidenti Meta në vlerësim të interesit publik dhe për të shmangur çdo përplasje, mori një vendim shumë të vështirë, për shfuqizimin e datës dhe për t’i dhënë mundësinë opozitës të përfshihej në një datë tjetër.

Por Hipokriti, që paska qenë në krah të Presidentit të Republikës, as nuk denjoi të regjistrojë PD në KQZ për zgjedhjet e 13 tetorit 2019, sepse kështu i interesonte Rilindjes, për t’i thënë botës, që Presidenti ia fut kot se PD nuk do zgjedhje.

Kryetari, kukull ka qenë, është dhe do të mbetet i tillë, deri në fund, dhe asnjë spërdredhje, pazar apo mashtrim nuk ja ndryshon dot fundin e paracaktuar si çdo kukulle në politikë.

© Kumtari.al

Read Previous

Jeta e tij fillon si jetim dhe përfundon si jetim, gjeniu i madh i letrave, Lev Tostoj

Read Next

Henrik BARIĆ, gjuhëtari kroat që prirej ndaj prejardhjes trake të gjuhës shqipe