Meta: Kuvendi të verifikojë shëndetin mendor të Ramës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i bëri thirrje publike Kuvendit këtë të Premte të verifikojë shëndetin mendor të kryeministrit Edi Rama. Meta kërkoi po ashtu që Rama të kryejë testin e drogës.

Në një deklaratë për mediat, Meta dënoi aksionin e IKMT-së në “Prestige Resort”, që e cilësoi një akt terrorist ndaj medias së lirë.

“Pse IKMT nuk shkon në inceneratorin e Tiranës”, pyeti ai.

“Akti i sotëm është një sulm ndaj turizmit dhe imazhit të Shqipërisë, një demonstrim i shkatërrimit total të shtetit ligjor”, tha Meta.

“Kuvendi të verifikojë shëndetin mendor të Edi Ramës dhe të nisë procedurat për t’i bërë testin e drogës. Edi Rama është armiku i lirisë së çdo qytetari shqiptar, është armiku i votës së lirë, i barazisë përpara ligjit, armiku i medias së lirë”, u shpreh ish-Presidenti.

Ai shtoi se për të rikthyer sigurinë juridike, ka vetëm një rrugë: të bashkohemi për të shporrur Edi Ramën.

Rama beson që gjuha e dhunës është e vetmja që mund t’i zgjasë disa ditë në pushtet, koha e tij ka përfunduar, koha e përballjes ka ardhur. E dimë të gjithë trimërinë dhe guximin e lepurushit Edi Rama. E ka humbur edhe mundësinë të thotë ‘qafsha mamin nuk e bëj më’”, deklaroi Meta.

Read Previous

Rama BE-së: Mos përsërisni turpin që bëtë gjatë pandemisë

Read Next

Meta: Pse nuk shkon IKMT edhe tek inceneratori i Tiranës