Meta: Korrupsioni i qeverisë ka shtrenjtuar kushtet e jetesës

Kreu i PL, Ilir Meta në një takim me nxënësit e shkollës profesionale ‘Gjergj Cano’ tha se shkak për ikjen e të rinjve nga vendi është politika e gabuar e qeverisë.

Meta tha se ‘Rilindja’ nuk investon në paga për arsimtarët dhe nuk mbështet bujqësinë, pasi pagesat shkojnë për incneneratorët dhe për interes të oligarkëve.

Sakaq shtoi se kostot e jetesës janë rritur, ndërsa kryeministri Edi Rama merr borxh për të udhëtuar me charter dhe ngre kulla 60 katëshe, duke mbrojtur interesat e klientelëve për të pastruar para.

“Ika e të rinjve nga Shqipëria nuk është njëlloj si në vendet e tjera, pasi raporti është 1 me 12 krahasuar me vendet e rajonit.

Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe shtet i konsoliduar, por Kosova ka përparuar më shumë. Kështu e ka katandisur Rilindja, pedagogët me grevë kërkuan që pagat mbas dy vjetësh të jenë sa të Kosovës, pse t’i kenë sa 40% e Malit të Zi.

Para për mësuesit dhe pedagogët nuk ka, por për inceneratorët që nuk ekzistojnë ka. Monika e ka filmuar se si mashtrojnë ata, të gjithë mbetjet hidhen në një vend nuk ka djegie. Atëherë ca është kjo kompani në Holandë që merr lekët e prindërve tuaj, pagesat vazhdojnë sepse shkojnë për korrupsionin e Edi Ramës.

Është korrupsioni që po vret të ardhmen e vendit. Në 10 vendet e para të botës që kërkojnë azil të parregullt në Britani është Shqipëria, nuk ka vend tjetër të Ballkanit. Ai gjen kurajo dhe bën cinikun, ku thotë që paratë të rinjtë t’i investojnë për agroturizëm, kur ata I marrin borxh dhe i çlyejnë me punë. Po si do të ketë sukses bujqësia këtu, kur investon 3 euro për hektar, kur Kosova investon 70 euro.

Rama gjithë sistemin e ka kundër fermerëve, vetëm në interes të oligarkëve. Kilometrin e rrugës e bën 3 herë më të shtrenjtë se në Europë, 6 milionë euro borxh vetëm për të udhëtuar me charter, bën vitrina luksoze.

Nuk mbështeten të rinjtë, ne jemi vend prodhues dhe më të pasur për naftë por çmimi është shumë herë më i lartë se Kosova. Është korrupsioni i qeverisë i cili ka shtrenjtuar kushtet e jetesës, por ne kemi shumë gjëra për të bërë”, tha ai.

Read Previous

Prag fushatë, Bashkia e Vlorës mbush me dhe gropat në qytet

Read Next

Skemat si pastrohen paratë në Shqipëri, DPPPP: Dominojnë investimet në pasuri të paluajtshme