Partia e Lirisë vijon të denoncojë me fakte të reja aferën e inceneratorëve, ku i përfshirë është edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Fillimisht, Sekretari Organizativ i PL, Endrit Braimllari publikoi dokumentin që faktonte dijeninë e Veliajt për skandalin e inceneratorit të Sharrës, duke dhënë dakordësinë financiare përmes Taulant Tushës, si përfaqësues i bashkisë së Tiranës.
Ndërsa në një reagim më pas, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se Erion Veliaj meriton sa më parë ndëshkimin nga drejtësia, pasi hajdutëria e tij është e certifikuar dhe e provuar.
Postimi
Hajdutëria e certifikuar dhe e provuar e Erion Veliaj me inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston meriton sa më parë ndëshkimin nga drejtësia!