Meta flet për non grata-n e Berishës nga Britania

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Mbretëria e Bashkuar.

Në një intervistë për RTK, Meta deklaroi se nuk do të hyjë në këtë çështje përsa kohë është President i Shqipërisë.

Kreu i Shtetit tha se për këto zhvillime do të flasë pasi të dorëzojë mandatin. Sipas tij, Berisha ka kontribute që kanë lënë gjurmë të thella në Shqipëri.

Meta: Nuk do të doja të hyja në një çështje të tillë për arsye sepse jam ende President i Shqipërisë dhe jam në një vizitë zyrtare në Kosovë. Nga e hëna në vijim do të jem më i hapur për pyetje të tilla. Ajo që mund të them është që zoti Berisha është lider që ka lënë gjurmë të thella në Shqipëri dhe historinë e shqiptarëve dhe në raport me Kosovën. Ka qenë ndër mbrojtësit kryesorë të Kosovës dhe shqiptarëve. Dihet edhe raporti i tij që ka pasur me SHBA-në. Dihet që ka patur një krisje për shkak të zhvillimeve në vitet 96-97. Më pas në vitin 2007 ose më parë, Presidenti Bush vizitoi Shqipërinë dhe në krah të tij. Nuk mendoj se këto zhvillime kanë ndonjë rëndësi të jashtëzakonshme që ne mendojmë për zotin Berisha dhe qytetarët që mendojnë për të. Ne erdhëm nga Shqipëria në Kosovë aq shpejt, padyshim ai ka një meritë historike për Rrugën e Kombit.

Read Previous

Kris arma në Laç, dyshohet për dy të vrarë

Read Next

Gjendet një makinë e djegur në Fushë Krujë, dyshohet e atentatorëve të mbrëmjes së sotme në Laç