Meta dekoron Kryqin e Kuq Shqiptar në 100-vjetorin e themelimit.

Presidenti i Depublikës, z. Ilir Meta, ka dekoruar sot Kryqin e Kuq Shqiptar me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit, për kontributin e çmuar që ka dhënë në këtë shekull.
Midis shumë të pranishmëve në ceremoninë e organizuar nga presidenca, z.Meta mbajti edhe fjalën e rastit të cilën po e sjellim të plotë:

“Me rastin e 100-vjetorit të themelimit, me mirënjohje për kontributet e spikatura fisnike në shërbim të njerëzve në nevojë dhe në vlerësim për të gjithë veprimtarinë e pandërprerë vullnetare dhe humanitare për dhënien e ndihmës së parë, përgjigjes në raste tragjedish e katastrofash natyrore, si dhe për promovimin e shkëlqyer të kauzës së dhurimit të gjakut, pata sot privilegjin t’i akordoj shoqatës humanitare më të vjetër dhe më prestigjioze në vendin tonë, Kryqit të Kuq Shqiptar, Dekoratën e lartë ‘Nderi i Kombit’.
Vlerësimi shkon në nderim dhe në kujtim të gjithë themeluesve, drejtuesve dhe vullnetarëve ndër vite, të cilët në periudhat më të vështira të shekullit të kaluar, u kujdesën për fëmijët e varfër dhe shtresat më të përvuajtura, përmes Strehëve Vorfënore, Këshillimoreve, Shkollës së Infermiereve, hapjes së çerdheve, azileve dhe shtëpive të fëmijëve në mbarë vendin.
Gjithashtu, ky vlerësim shkon për të rinjtë, anëtarët, vullnetarët dhe stafet tejet profesionale, të cilët me veprimtaritë e shumta humanitare, të kryera në situata emergjente, kanë ndihmuar me shpërndarjet masive të ndihmave, me mobilizimin e fuqishëm gjatë krizës së Kosovës në vitin 1999, me ndihmën e dhënë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, me mbështetjen e dhënë “Aleancës për Dhurimin e Gjakut” dhe tashmë, në situatën e krijuar nga pandemia e COVID-19.
Urime edhe në 100 vitet që vijnë!” 🇦🇱

Read Previous

Një histori për t’u treguar: Si presidenti italian Matarella ia behu në derën e një vajze, në kërkim të një apartamenti me qira

Read Next

Barazia Gjinore: Ku bëhet poterja dhe ku realisht është arritur ajo në botë?