Meta: Asnjë qeveri e korruptuar nuk i shpëton llogaridhënies

Kryetari i Partisë së Lirisë e ka nisur ndryshe mëngjesin e së hënës duke shpërndarë fjalimin e ish-presidentit amerikan Ronald Regan që tregon sipas tij edhe rrugëzgjidhjen për situatën në të cilën ndodhet sot vendi jonë.

Meta shkruan se është koha për udhëheqjen dhe qeverisjen e popullit ndërsa shton se kjo do të ndodhë vetëm përmes referendumit.

“We the People”, fjalimi i jashtëzakonshëm i Presidentit Ronald Regan tregon shumë qartë rrugëzgjidhjen edhe për situatën e rëndë në të cilën ndodhet sot vendi ynë. Është koha për udhëheqjen, vendimmarrjen dhe qeverisjen e popullit dhe kjo do të ndodhë vetëm nëpërmjet ushtrimit të së drejtës kushtetuese për Referendum.

Është populli ai që i tregon i Qeverisë çfarë duhet të bëjë dhe çfarë i lejohet të bëjë dhe se asnjë Qeveri arrogante, e korruptuar dhe e papërgjegjshme nuk mund t’i shpëtojë llogaridhënies”, shkruan Meta.

Read Previous

Gjermania sytë nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Read Next

Qeverisë i “dalin nga kontrolli” koncesionet, Financa nuk monitoron 20% të PPP-ve