Meta: Alarm i kuq, të ndalet me çdo kusht shterimi asgjësues i popullit

 Gazeta Kumtari 

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me të dhënat e publikuara nga INSTAT, që flisnin për largimet masive të të rinjve nga vendi.

 

Postimi i plotë:

Treguesit demografikë të INSTAT, dëshmojnë për zbrazjen katastrofike të vendit.

Shqipëria ka në vit 50 mijë qytetarë më pak edhe përtej edhe skenarit më negativ të parashikueshmërisë së zvogëlimit demografik.

Thënë ndryshe çdo vit fshihet nga harta popullsia e një qyteti mesatar.

Ky është një alarm i kuq për ndaljen sa më parë dhe me çdo kusht të këtij shterrimi asgjësues të popullit.

Ky model “zhvillimi” nuk është gjë tjetër veçse model dëshpërimi dhe asgjësimi.

Koha për të ndalur këtë shkretim, të programuar të vendit nga “Rilindja” lokale dhe ndërkombëtare.

Read Previous

Rusia nis aksionin ushtarak në shkallë të gjerë për të kapur Ukrainën lindore

Read Next

Izraeli sulmon shënjestrën në Gaza pas sulmit me raketë