Merrnin ryshfet/ SPAK lëshon urdhrin, në pranga 2 oficerë të policisë gjyqësore

Me urdhër të SPAK janë arrestuar dy oficerë të policisë gjyqësore, të cilët akuzohen se kanë marrë ryshfet.

Burimet mediatike bëjnë me dije se në pranga kanë përfunduar Çelnik Toska dhe Sefer Shuka, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me shtetasin Lulzim Hasa kanë marrë nga Lirian  dhe Zene Targjani përfitime monetare të parregullta, në shuma monetare si dhe përfitime të tjera materiale, për të kryer veprime të lidhura me detyrën dhe funksionin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi bazën e materialeve të referuara nga Prokuroria e Përgjithshme, ka regjistruar procedimi penal nr.187 datë 03.11.2022, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 319/ç të Kodit Penal. Nga veprimet hetimore të kryera për këtë proçedim penal nga BKH, janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasit Ç.T dhe S.SH në detyrën e Oficerit të Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, si dhe shtetasi L.H, kanë marrë në disa raste nga shtetasit Z.T dhe I.T, përfitime monetare të parregullta, në shuma monetare si dhe përfitime të tjera materiale, për të kryer veprime të lidhura me detyrën dhe funksionin e tyre.

Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr.45, datë 22.05.2023 të Gjykatës Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:

– Caktimi i masës së sigurimit “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim L.H, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 4 i Kodit Penal.

– Caktimi i masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim Ç.T, i dyshuar për veprën penale, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

– Caktimi i masës së sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim, Z.T, i dyshuar për veprën penale, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuar nga neni 319 i Kodit Penal.

– Caktimi i masës së sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore ” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim, S.Sh, i dyshuar për veprën penale, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 3 i Kodit Penal.

– Caktimi i masës së sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim L.T, i dyshuar për veprën penale, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policise Tiranë kanë ekzekutuar në datën 24.05.2023 masat e sigurimit personale të vendosur ndaj personave nën hetim të mësipërm.
Hetimet paraprake për këtë proçedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar.

Read Previous

INVESTIGIMI/ Tirana e Veliajt, e rrethuar nga pyjet në … Facebook! INVESTIGIMI/ Tirana e Veliajt, e rrethuar nga pyjet në … Facebook!

Read Next

Ne, shoqëria e interesit të vogël