Meqë na u shty gjyqi dhe na u krijua pak kohë.

Nga Ylli ManjaniJanë tre momente që meritojnë meritojnë vemendje në këtë skandalin Rama-Mcgonigal.

E para,
Marrëdhënia e korrupsionit nuk ka lindur tani, por që në 2017-ën. Atëherë përse u shpërthye tani?!

E dyta,
Mcgonigal është në dy procese penale atje. Një në New York, tjetri në Washington. Ky procesi i Washingonit nuk mund të ekzistojë si i tillë pa Edi Ramën, personin A dhe personin B.

Paralelisht emra të mëdhenj të shtypit Amerikan, të cilët deri më sot e kishin përkëdhelur Ramën, tashmë po e degjenerojnë me fakte dhe komente të rënda.

E treta,
Diplomacia Amerikane kyçi gojën aq sa të duket sikur nuk e njohin fare Edi Ramën, të cilin deri para një muaji e kishin në xhan.

Diku ka shkelë xhind udhëheqësi…

Dukshëm ka kaluar vijën e kuqe të marrëdhënieve me ta.

Kot po pyes,
mos vallë ka lidhje me ndryshimin harbut të drejtimit të SHISH pa vënë në dijeni ata që realisht e mbajnë në këmbë atë shërbim?!

Se me thënë të drejtën as tani nuk e besoj që Amerika është e interesuar të luftojë korrupsionin tonë. Aq më tepër kur i duhet të degjenerojë me këtë rast dhe punonjësit e saj të FBI-së… Pse do degjeneronte imazhin e FBI për korrupsionin në Shqipëri?!

Është më shumë sesa çështje korrupsioni kjo punë…

Read Previous

Berisha: Revolucioni jo i PD, por lëvizje e fuqishme shqiptare

Read Next

Aksident në Rinas, makina që transporton para përmbyset në rrugë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *