Meghan Markle Shkëlqen në një Embellished Shift Dress në Koncertin e Global Citizen Live

Si pjesëmarrëse në koncertin Global Citizen Live, të shtunën në mbrëmje, Meghan Markle kishte përzgjedhur një fustan të mrekullueshëm ‘Valentino’ për një ditë të ngrohtë vjeshte: Fustanin, e markës Embellished Shift Dress, Valentino, Meghan kishte preferuar ta kombinonte me këpucë të zeza dhe bizhuteri klasike ari. Përgjatë mbrëmjes ndërsa u freskua, ajo veshi një xhaketë të gjatë të zezë.

Në fjalën e saj që mbajti në koncert, Meghan tha: “Çdo person në këtë planet ka një të drejtë themelore për të marrë këtë vaksinë. Ky është qëllimi, por kjo nuk po ndodh.”

Harry, duke iu drejtuar pjesëmarresve, e mbështeti atë, duke thënë: “Ne kemi atë që na nevojitet për të vaksinuar botën … Shumë vende janë gati të prodhojnë vaksina vetë, megjithatë nuk u lejohet, sepse kompanitë farmaceutike ultra të pasura nuk e japin formulën për ta bërë një gjë të tillë. Këto vende kanë mjetet, kapacitetet, aftësinë dhe punëtorët për të filluar prodhimin. E tëra që ata presin është heqja e pronësisë intelektuale të vaksinës dhe kalimi i teknologjisë së vaksinës në ato vemde. Dhe meqë ra fjala, shumë nga këto vaksina u financuan publikisht. Ato janë vaksinat tuaja, ju keni paguar për to”./Marie Claire

 

Read Previous

Merkel në detyrë edhe pas zgjedhjeve

Read Next

Kosovë, Kurti takon krerët e partive opozitare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *