Media pranë qeverisë publikoi lajmin se hakerat iranianë i kanë kërkuar 30 milionë euro, Rama e mohon

Pasi e nxori vetë në televizionin e tij TCH, lajmin se hackerat i kanë vendosur qeverisë shqiptare një gjobë prej 30 milionë eurosh në Bitcoin, Rama ka dalë me një shënim në Twitter duke e mohuar.

Siç duket, Rama dhe këshilltarët e tij e kanë kuptuar gabimin që kanë bërë, sepse treguan hapur që të dhënat e shqiptarëve janë hakeruar dhe marrë nga persona të jashtëm, tani kërkojnë që të mbulojnë gabimin e bërë.

Sipas televizionit TCH, hakerat janë nga Irani dhe i kanë kërkuar Ramës dhe qeverisë së tij, 30 milionë euro në Bitcoin, që të rimerren të dhënat e grabitura të shqiptarëve. Deri më tani, AKSHI dhe Rama nuk e kanë pranuar që janë prekur të dhënat, por publikimi i lajmit në TCH ka faktuar atë që të gjithë i druheshin: Të dhënat e shqiptarëve janë vjedhur.
Pas këtij gabimi, taktit dhe ligjor të bërë, Rama tani po mundohet që të rrëzojë lajmin që nxorrën mediat e tij, me lejen e tij.
Sipas Ramës, AKSHI po lufton për të rimëkëmbur të plotë sistemin, ndërsa shton se pas këtij sulmi qëndron një shtet dhe jo thjeshtë një bandë online.

Reagimi i Edi Ramës:

AKSHI dhe një skuadër e superspecializuar ekspertësh të huaj, po luftojnë natë e ditë për rimëkëmbjen e plotë në kohë rekord të sistemeve pas zmbrapsjes së sulmit. Është e turpshme që të gënjehet publiku në këtë farë feje, cilado qofshin motivet e kësaj vale shpifjesh haluçinante!

Lajmet për një gjobë 30 milionë euro nga hakerat apo për shkatërrimin e të dhënave janë krejt të rreme! Qeveria ka informuar aq sa mund të informojë, në ndërkohë që lufta nuk ka mbaruar dhe pas hakerave qëndron një shtet tjetër, jo një bandë dosido digjitale që merret me gjoba!

Gjyqet me median për shpifje, përfshirë edhe shpifjet që përhapin panik, nuk janë në praktikën e qeverisë sonë! Prandaj i bëj thirrje publike TCH të ndalë menjëherë valën e shpifjeve dhe përhapjen e panikut lidhur me pasojat e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë!’/syri.net

Image

Read Previous

Luçiano Boçi: Rama festoi një datë që ka 10-vjet që e mban peng

Read Next

Sulmi kibernetik, Rama: TCH shpif, hacker-at s´na kanë kërkuar 30 mln euro