Më-The-Të-Thashë/ Pas Niko Komanit edhe Ronela Hajati reagon publikisht për veshjen e kopjuar

Pas stilistit Niko Komani, ka reaguar edhe Ronela Hajati në lidhje me veshjen e saj në tapetin “Turquoise”, e cila sipas artistit brazilian Pedro Leopoldom, ishte e kopjuar nga ai.

Këngëtarja ka publikuar foton e veshjes në Instastory, krahas së cilës shkruan që është ilustruar nga Pedro Leopoldom, teksa i ka bërë tag edhe këtij të fundit duke i dhënë kështu kreditet.

Sitilisti Niko Komani, i cili është pjesë e ekipit shqiptar në Eurovision, publikoi më herët një status në Instastory ku shkruan se është në komunikim me artistin brazilian, por pa dhënë asnjë detaj.

Image

“Gjithçka ndodh për një arsye! Ekipi ynë është në komunikim me Pedro Leoplodom dhe gjitçka është nën kontroll! Faleminderit.”- thuhet në statusin e plotë të Niko Komanit.

Pedro Leopoldom akuzoi mbrëmë stilistin shqiptar se i ka vjedhur stilimin pa lejen e tij dhe pa i dhënë meritat e duhura. Ai bëri disa postime në Instastory ku fillimish kërkoi ndihmën e ndjekësve duke postuar më tej veshjen e këngëtares Ronela Hajati.

Më pas artisti brazilian shkruan:

“Kanë përdorur dizenjimin tim pa leje, dhe nuk më dhanë credits (meritat)”.

Image

 

Read Previous

Nga Luan Rama/ Do ta mëshiroja Panaritin po të fliste me fjalët e tij!

Read Next

Meghan Markle kandidate për presidente të SHBA/ Ja çfarë thotë Biden