Më-the-të-thashë/ Flitet për një romancë mes Dua Lip dhe Jack Harlow

Lajmi se këngëtari Jack Harlow e përmend shqiptaren Dua Lipa në albumin e tij të ri, madje titulli i një kënge ka emrin e saj, bëri bujë në rrjet.

Fansat menduan se kjo ishte gjithashtu një përgjigje nga ana e këngëtares shqiptare, që po shprehte pëlqim për Harlow.

Mirëpo, s’ka kaluar shumë dhe video e Duas është fshirë, me pretendimin se llogaria e saj në Tik Tok ishte vjedhur.

“Llogaria ime në Tik Tok është vjedhur. Unë as nuk e përdor fare atë gjë, kështu që gjithçka që shihni të postohet, nuk është nga unë.”- ka sqaruar ajo.

Mirëpo, askush nuk e besoi. Të gjithë mendojnë se ky ishte justifikimi i Duas pasi shprehu hapur pëlqimin për këngëtarin.

Disa thonë se i erdhi turp nga komentet që e paragjykonin për pëlqimin e saj, ndërsa të tjerë vërtetë besuan se llogaria e saj ishte vjedhur.

Read Previous

Raketat godasin një tjetër anije luftarake ruse në Detin e Zi, përfshihet nga flakë të mëdha

Read Next

“Bëhen emisione, a duhet të kandidojë Berisha. E paimagjinueshme!” / Berisha i prerë: Do të kandidoj